Telenews

Paralajmëron Ukraina: Rusia po përgatitet për përshkallëzim në Evropë

Ministri i jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar se inkursioni 12-minutësh i aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore të Estonisë tregon se ajo është “e përgatitur për të përshkallëzuar më tej” veprimet e saj në Evropë.

Andrri Sybiha u bëri thirrje vendeve të tjera të Evropës Lindore të bashkëpunojnë më ngushtë me Ukrainën për të përfituar nga “ekspertiza” e saj në kundërshtimin e sulmeve ruse, shkruan skynews.

“Asnjë vend tjetër nuk ka ekspertizën për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla ajrore të kombinuara në shkallë të gjerë”, tha Sybiha.

“Ne jemi të përgatitur ta ndajmë atë me partnerët tanë që përballen me kërcënime në rritje ruse në hapësirën e tyre ajrore”, shtoi ai.

“Gjithashtu ka kuptim të kombinohen sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase dhe aleate dhe të mbrohen së bashku qiejt evropianë mbi Ukrainën dhe vendet e tjera.”

Ndryshe, ky mesazh është dëgjuar edhe më parë nga disa prej ministrave më të lartë të Kievit

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Yllka Gashi