Telenews

Besnik Osmani dhe Komuna e Fushë Kosovës pjesë e Aleancës së Kryetarëve të Gjelbër

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani, mori pjesë në Forumit e Kryetarëve të Gjelbër që sot nisi punimet në Shqipëri. Në këtë forum u mblodhën kryetarë të komunave, përfaqësues të njësive vendore, drejtorë shkollash, mësues dhe nxënës, me qëllim diskutimin e masave dhe iniciativave për agjendën e gjelbër.

Ky forum është pjesë e nismës “Shkollat me Diell” dhe shënon hapin e parë drejt krijimit të Aleancës së Kryetarëve të Gjelbër, një platformë që synon të lidhë lidershipin lokal, të përkrahë ambiciet vendore me drejtimin strategjik dhe të sigurojë burime për tranzicionin e gjelbër.

Sipas Osmanit, Komuna e Fushë Kosovës tashmë ka përfituar panele solare për gjashtë shkolla, të cilat janë instaluar, dhe përmes pjesëmarrjes në këtë forum pret të përfitojë nga nisma për zhvillimin e projekteve të gjelbra.

Forumi ka për qëllim të ofrojë një platformë bashkëpunimi mes komunave dhe autoriteteve lokale për avancimin e projekteve të qëndrueshmërisë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit./Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Kallasin: Gjykimi s’ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në Apel –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë –

KushtrimGuraj