Telenews

Dafina Zeqiri reagon pas ngjarjes në varrimin e vëllait të Gjestit: U trondita kur pashë njerëz duke xhiruar

dafina-zeqiri-reagon-pas-ngjarjes-ne-varrimin-e-vellait-te-gjestit:-u-trondita-kur-pashe-njerez-duke-xhiruar

Dafina Zeqiri reagon pas ngjarjes në varrimin e vëllait të Gjestit: U trondita kur pashë njerëz duke xhiruar

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së fotove dhe videove nga varrimi i vëllait të këngëtarit Gjesti, që qarkulluan në media online dhe rrjete sociale.

Në një postim të gjatë në rrjetet e saj, Zeqiri u shpreh e tronditur nga ajo që kishte parë dhe theksoi rrezikun që rrjetet sociale mund të paraqesin kur përdoren në mënyrën e gabuar.

“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu të rrezikshme. Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por nuk duhet të glorifikojnë llojin e gabuar të saj. U trondita kur pashë njerëz duke xhiruar me telefona në një varrim. Dhe disa ‘VIP-a’ që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në skenë për veten e tyre. Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Momente që duhej të ishin private, u kthyen në një cirk,” shkroi këngëtarja.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Blearta

Lirimi i Gjestit në një ditë të dhimbshme: Vëllai i tij i ndjerë sot do të festonte ditëlindjen e 16-të

Blearta