Telenews

Barcelona merr lajmin e hidhur, ylli i skuadrës për katër javë jashtë fushës

barcelona-merr-lajmin-e-hidhur,-ylli-i-skuadres-per-kater-jave-jashte-fushes

Sulmuesi Dani Olmo do të mungojë nga tre deri në katër javë për shkak të një lëndimi të ri të pësuar gjatë stërvitjes me kombëtaren e Spanjës këtë javë, raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Testet e para mjekësore kanë konfirmuar një problem muskulor, që do ta mbajë mesfushorin spanjoll jashtë fushës për disa javë, duke e detyruar të humbasë ndeshje të rëndësishme – përfshirë edhe “El Clasicon” që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

Megjithatë, mungesa e tij pritet të ndihet, pasi lojtari është një nga pak mesfushorët kreativë që mund të mbajë rolin e “numrit 10” në ekipin e Hansi Flick.

Barcelona gjithashtu po ia del edhe pa mesfushorin Gavi, i cili është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës për disa muaj.

Ndërkohë, katalunasit ende shpresojnë që Lamine Yamal të rikthehet në kohë për “El Clasico”, që zhvillohet më 26 tetor./Telegrafi/

Të ngajshme

Napoli – Juventus: Conte i etur për të rimarrë vendin e parë

Valjeta Turkaj

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

KushtrimGuraj