Telenews

Zjarr në një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

Një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve të para, dyshohet se dikush ka hedhur një lëndë të panjohur në hapësirën e ashensorit, çka më pas ka shkaktuar zjarrin.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj