Telenews

Te Sunderland të mahnitur nga Granit Xhaka, flet trajneri: Është shembull, gjithnjë beson se mund të fitojmë

te-sunderland-te-mahnitur-nga-granit-xhaka,-flet-trajneri:-eshte-shembull,-gjithnje-beson-se-mund-te-fitojme

Te Sunderland të mahnitur nga Granit Xhaka, flet trajneri: Është shembull, gjithnjë beson se mund të fitojmë

Trajneri i Sunderlandit Regis le Bris thotë se mesfushori Granit Xhaka është shembull për të gjithë, i cili ka dëshirë të fitojë gjithmonë.

Xhaka që prej kalimit te Sunderland ka qenë kapiten i padisktueshëm, duke drejtuar klubin anglez në një fillim mahnitës të sezonit, ku janë vetëm pesë pikë prapa liderit Arsenal.

Të gjithë te Sunderlandi vazhdimisht kanë dhënë lëvdata për ish yllin e Bayer Leverkusenit dhe mënyrën si punon në stërvitje, e së fundmi të njëjtën e ka deklaruar edhe Le Bris.

“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë”.

“Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Guardiola: City është afër formës më të mirë

Erzana Fazliu

Njësia Speciale zbarkon në Vushtrri, arsyeja është e çudishme

Donat Hashani

Igli Tare flet për merkaton e janarit, tregon çka po ndodh të Milan!

KushtrimGuraj