Telenews

Alarmi për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë, prokurori jep urdhrin që të nisin hetimet për deklarim të rremë

Një alarm për bombë u raportua të mërkurën në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, por që në vend të ngjarjes policia nuk ka gjetur asgjë. Pa çka tashmë për këtë prokurori ka dhënë urdhrin që të fillojnë hetimet për deklarim të rremë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti po trajtohet si lajmërim apo kallëzim i rremë.

“Pas pranimit të një informate për mjet shpërthyes në një objekt, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi është bërë kontrollimi i hapësirës së objektit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për deklarim te rremë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngajshme

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj