Telenews

I dashuri i Loredanës gjobitet me 450 mijë euro për armëmbajtje pa leje

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, ka marrë para disa javësh një urdhër penal për armëmbajtje të paligjshme. I njëjti është në lidhje dashurie me reperen me prejardhje kosovare, Loredana.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se policia i ka gjetur tek 23-vjeçari dy shufra metalike dhe një elektroshok.

“Ky urdhër-arresti u lëshua nga gjykata e qarkut në Wetter dhe u bë ligjërisht i detyrueshëm më 30 tetor 2025”, konfirmoi Prokurori i Lartë Publik, Michael Burggräf.

Ai iu referua lojtarit si një “lojtar profesionist 23-vjeçar” për median gjermane.

Sipas kësaj, lojtari i Kombëtares gjermane duhet të paguajë 450 mijë euro shtetit. Ai këtë do ta paguajë me 60 këste me nga 7 mijë e 500 euro, shkruan Bild.

Të ngajshme

Ushtari i FSK-së dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

Valjeta Turkaj

Humb jetën në vendin e punës një shqiptar në Greqi

Valjeta Turkaj