Telenews

ZYRTARE: REAL MADRIDI TRANSFERON LOJTARIN E SHAKHTARIT

Shakhtar Donetsk ka konfirmuar se Vinicius Tobias ka nënshkruar për Real Madridin.
Mbrojtësi 18-vjeçar brazilian do t’i bashkohet Los Blancos në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe do të luajë për Castillan.
Vinicius nënshkroi për Shakhtarin vetëm në janar, por nuk ishte në gjendje të debutonte për ukrainasit për shkak të konfliktit me Rusinë, shkruan Marca.
Që atëherë, FIFA lejoi lojtarët në ligën ukrainase të lëvizin jashtë afatit kalimtar, duke lejuar Real Madridin të bëjë lëvizjen e tyre.
Real Madrid ka opsionin për ta bërë të përhershëm nënshkrimin e Vinicius nëse impresionon me paraqitjet e tij në ekipin rezervë.
Madridi ka një histori të gjatë të mbrojtësve brazilianë, duke përfshirë figurat legjendare Roberto Carlos dhe Marcelo deri tek lojtarët si Cicinho.

Të ngajshme

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani

Analisti financiar: Manchester City mund të bjerë nga liga

Donat Hashani

Mungesë e madhe për Real Madridin para El Clasicos

KushtrimGuraj