Kapiteni i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, po përballet me një zgjedhje të vështirë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri veteran ka qenë i vendosur se nuk do të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luftojë për vendin e tij kundër afrimit të ri, Joan Garcia, por kjo mund t’i kushtojë shansin për të udhëhequr Gjermaninë në Kupën e Botës.
Ter Stegen aktualisht po rikuperohet nga një operacion në shpinë – i treti brenda katër viteve, por pritet të rikthehet në formë para fundit të vitit.
Megjithatë, Barcelona duket se ia ka bërë të qartë se nuk do të ketë minuta nëse vendos të qëndrojë në klub.
Pas raportimeve të fundit në Turqi për interes nga Besiktas, Fanatik bën të ditur se klubi turk ka bërë tashmë një qasje zyrtare për ta nënshkruar portierin.
Marc-Andre Ter Stegen
“Shqiponjat” thuhet se janë të gatshme të ofrojnë një huazim që mbulon pagën e tij deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh në verë.
Besiktas kërkon me ngulm të sjellë një portier të ri për të zëvendësuar Mert Gunok pas një nisjeje të vështirë të sezonit.
Deri tani nuk ka pasur përparime konkrete, pasi agjenti i Ter Stegen po pret oferta të tjera, ndërsa vetë lojtari ende nuk ka marrë një vendim për atë që dëshiron të bëjë në janar.

