Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët mbrëmjen e së mërkurës në rrugën rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Viktima, sipas Bytyqit, gjendet jashtë rrezikut për jetë, dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Dyshohet se 28-vjeçari ishte duke vozitur automjetin kur një person ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik.
“Më datë 19.11.2025, rreth orës 23:15, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krisma armësh dhe ka hasur një person të plagosur nga arma e zjarrit. Viktima, Gj. Sh., mashkull 28 vjeçar nga Prizreni, ka pësuar plagosje në të dy këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”.
“Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ishte në lëvizje me automjet kur një person ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, është filluar rasti “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve i DRP Prizren. Policia ka mbledhur prova nga vendi i ngjarjes, ka intervistuar viktimën dhe dëshmitarët, dhe po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha Bytyqi.

