Sot (e shtunë) janë në orar për t’u luajtur tri ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 16-të.
Dita e sotme do të jetë e rezervuar për futbollin vendor, i cili nis fundjavën me tri ndeshje që do të jenë secila më interesante se tjetra.
Megjithatë, përballja kryesore e ditës pritet të jetë ajo në mes të dy skuadrave në formë, Dukagjinit dhe Dritës, me klinasit që janë nikoqir.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani do ta presë Prishtinën e Re në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.
Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Drenicës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

