Telenews

Nëna e P.Diddy kundër Netflix, thotë se dokumentari për të është i dëmshëm dhe ka përmbajtje të rremë

nena-e-p.diddy-kunder-netflix,-thote-se-dokumentari-per-te-eshte-i-demshem-dhe-ka-permbajtje-te-rreme

Nëna e P.Diddy kundër Netflix, thotë se dokumentari për të është i dëmshëm dhe ka përmbajtje të rremë

Janice Combs, nëna e reperit dhe biznesmenit Sean ‘Diddy’ Combs, ka reaguar ashpër ndaj një dokumenti të Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i publikuar më 2 dhjetor 2025.

Ajo pretendon se seriali përmban shumë shpifje rreth jetës familjare dhe rritjes së djalit të saj, që sipas saj kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e familjes.

Në veçanti, Janice mohon pretendimet se Diddy e ka sulmuar fizikisht atë pas tragjedisë në City College më 28 dhjetor 1991, ku në një event të mbipopulluar në palestër humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën afro 30 të tjerë.

 P.Diddy

Ajo e quan këtë pjesë si të pasaktë dhe të qëllimshme për të nxitur shikueshmëri.

Sean Combs, i dënuar në tetor me katër vjet burg për dy akuza të transportimit për prostitucion, aktualisht ndodhet në Fort Dix FCI, New Jersey.

Ai ka një apel të shpejtuar të planifikuar me mundësi lirimi në qershor 2028.

Janice Combs kërkon që Netflix të tërheqë publikisht çdo përmbajtje të pasaktë dhe mashtruese, ndërsa ende nuk ka ndodhur asnjë veprim ligjor konkret.

Ngjarja vjen ndërsa Diddy po përballet me shumë sfida ligjore dhe civile, përfshirë një hetim të ri në LA County për pretendime të sulmit seksual.

Të ngajshme

Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 5

KushtrimGuraj

Vajzat e bëjnë të paimagjinueshmen me Shyhreten, e bëjnë të duket më e bukur se reja e saj – po duket si 20-vjeçare

KushtrimGuraj

Pak para se të nis “Prime” sonte, gruaja e Labit bën deklaratën që e “shokoi” një shqiptari – s’dihet si do ta përballojë ai

KushtrimGuraj