Telenews

Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është raporuar për një bombë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe kanë kontrolluar vendin, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Rasti është inicuar si “lajmërim i rremë”.

“’Aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ / 28.12.2025 – 11:45. Pas raportimit për një mjet të dyshuar bombë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku kanë kontrolluar gjithë vendin, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Me konsultim të prokurorit rasti inicohet si me lartë”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj