Telenews

Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

muriqi-i-6-ti-ne-luften-per-“kepucen-e-arte”-evropiane

Sulmuesi Kosovar Vedat Muriqi, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.

Këtë fakt e konfirmoi edhe ndeshja e fundit në fundjavë, ku shënoi hatrick në fitoren 3-2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos.

Këto tre gola e quan në total prej 14 sosh këtë sezon në La Liga, duke u radhitur në vendin e 6-të në renditjen e “Këpucës së Artë” Evropiane.

Harry Kane ka kaluar i vetëm në krye të renditjes. Goli i realizuar kundër Leipzig i ka dhënë mundësinë sulmuesit anglez të shkëputet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé.

Serie A vazhdon të mbetet jashtë zonës “top-20”. Edhe pse është kryegolashënues i kampionatit italian, Lautaro Martinez ka realizuar vetëm 11 gola dhe ështënë vendin e 22-të në këtë klasifikim.

Sistemi i pikëzimit llogaritet duke shumëzuar numrin e golave me koeficientin e UEFA-s, i cili ndryshon sipas kampionateve.

Pesë ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) kanë koeficient 2 pikë për gol.

Kampionatet e renditura nga vendi i 6-të deri në të 22-in marrin 1.5 pikë për gol, ndërsa të tjerat 1 pikë.

Renditja aktuale e “Këpucës së Artë”:

1.Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë

2.Erling Haaland (Manchester City) – 40

3.Kylian Mbappé (Real Madrid) – 38

4.Igor Thiago (Brentford) – 32

5.Darko Lemajic (RFS) – 28

6.Vedat Muriqi (Mallorca) – 28

7.Ayase Ueda (Feyenoord) – 27

8.August Priske (Djugardsen) – 27

9.Daniel Karlsbakk (Sarpsborg) – 27

10.Ibrahim Diabate (GAIS) – 27

Të ngajshme

Fenerbahce ‘çmendet’ për Muriqin, ofron zyrtarisht miliona euro për të

KushtrimGuraj

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

KushtrimGuraj

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

KushtrimGuraj