Telenews

PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë pranverë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se në pranverën e 2026-ës, ky subjekt politik do të shkojë në zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet e saj.

Mirëpo, Hamza nuk e bëri të ditur nëse do të jetë ai sërish kandidat për kryetar të kësaj partie.

“Prej nivelit të nëndegëve në të gjithë Kosovën, degë, pastaj do të jetë edhe Konventa ku do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i PDK-së”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosovës.

I pari i PDK-së po ashtu shprehu se zgjedhjet për të parin e kësaj partie duhet të mbahen me patjetër.

Të ngajshme

Ish-kryeministri i Koresë së Jugut dënohet me 23 vjet burgim

Erzana Fazliu

Osmani nënshkruan anëtarësimin në Bordin e Paqes, përshëndetje të ngrohtë me Trumpin

Valjeta Turkaj

Përfundon rinumërimi në 9 komuna

Erzana Fazliu