Telenews

I dyshuari për plagosjen në Obiliq është i mitur, mosmarrëveshja në ‘facebook’ motiv

Një i mitur dyshohet se është autori i plagosjes në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Motiv i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se dorasi është shpallur në kërkim dhe po bëhet gjithçka për kapjen e tij.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”, momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës

Yllka Gashi

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Yllka Gashi

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi