Telenews

Kusari merr vendimin e parë si ministre, i paraprinë ligjit për çmimin tavan

Mimoza Kusari-Lila e ka nënshkruan sot incimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Ky inicim i paraparin ligjit për çmimet tavan.

“Pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projektligji dhe premtimin e kryeministrit Kurti për miratimin e tij që në fillim të mandatit të ri, sot nënshkrova incimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan). Ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin dhe për të garantuar stabilitet në treg.
Ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur përballemi me:
– rritje të papritura të çmimeve
– mungesë të produkteve themelore
– çrregullime në furnizim
Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik.
Duke adresuar edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, po ndërtojmë një kornizë më të fortë, më të qëndrueshme dhe ligjërisht solide.
Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit public”, shkruan Kusari-Lila në njoftim.

Të ngajshme

Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e tyre dridhi themelet e regjimit serb

Valjeta Turkaj

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Valjeta Turkaj

Bajrami për miratimin e buxhetit: Shteti po mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit

Valjeta Turkaj