Telenews

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

hargreaves:-rrjetet-e-kontrabandes-se-migranteve-po-minojne-sigurine-ne-kosove-dhe-evrope

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

Ambasadori i britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe serioze për sigurinë dhe të drejtat e njeriut, si në Kosovë ashtu edhe në Britaninë e Madhe dhe në gjithë Evropën.

Këto komente ai i bëri gjatë lansimit të një dokumentari të ri që trajton rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë. Dokumentari është prodhuar nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Sipas ambasadorit, rrjetet kriminale përfitojnë nga gjendja e vështirë e personave të cenueshëm, duke i shfrytëzuar ata për përfitime financiare dhe duke dëmtuar përpjekjet ndërkombëtare për të menaxhuar migracionin në mënyrë të drejtë dhe humane.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar në fushën e migracionit, me qëllim forcimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Të ngajshme

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online, mos i jepni të dhënat bankare!

Rrezarta Ramaj

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel me spektaklin e ri “Shiko kush luan”!

Rrezarta Ramaj

Publikohet raporti i Avokatit të Popullit lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë, situatë alarmante!

Rrezarta Ramaj