Telenews

“Video me përmbajtje seksuale në grup”, media austriake shkruan për akuzat ndaj Belinda Ballukut

“Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që po trondit bazën e pushtetit”, shkruan media austriake Exxtra24.at, me autor gazetarin Richard Schmitt.

Në qendër të zhvillimeve është zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, aktualisht ende në detyrë.

Ndërsa procedurat ligjore po marrin vrull, qarkullimi i një videoje të dyshuar me përmbajtje seksuale po i shton situatës një dimension tjetër, me pasoja të mundshme që shkojnë përtej vetë figurës së ministres.

Origjina e videos e paqartë materiale komprometuese në dosje

Sipas denoncuesve, në rrjetet sociale po qarkullon një video komprometuese që i atribuohet Belinda Ballukut. As autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, përmbajtja dhe spekulimet përkatëse po përhapen me shpejtësi.

Burime të brendshme sugjerojnë se videoja mund të jetë publikuar nga ish-bashkëshorti i politikanes, por deri tani nuk ka prova që e mbështesin këtë pretendim.

Paralelisht, burime anonime flasin për një rreth personash pranë Ballukut, që dyshohet se kanë marrë me qira një apartament në qendër të Tiranës, si edhe vila jashtë kryeqytetit, ku pretendohet se janë zhvilluar takime private në ambiente ekskluzive. Sipas raportimeve të pakonfirmuara, mes pjesëmarrësve dyshohet se kanë qenë biznesmenë dhe politikanë.

Mbetet e paqartë nëse këto pretendime mbështeten në prova konkrete apo janë pjesë e një fushate të motivuar politikisht. Rrjedhjet e informacionit me sfond politik nuk janë të panjohura në Shqipëri, sidomos në periudha tensioni brenda partive.

Në këtë kontekst, sipas burimeve hetimore, dyshohet se janë sekuestruar pamje filmike nga telefoni celular i Vis Berberit, një ish-zyrtar i lidhur me procedura të prokurimit publik. Një nga videot përshkruhet si komprometuese dhe me përmbajtje seksuale në grup. Sipas burimeve, materiali thuhet se i është dërguar edhe Kryeministrit Edi Rama.

Të ngajshme

Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën drejt BE-së

KushtrimGuraj

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe grabitjesh në 2025, rënie e ndjeshme e veprave penale

Rrezarta Ramaj