Telenews

QENDRA E STUDENTËVE NË PRISHTINË ME PARALAJMËRIM TË RËNDËSISHËM

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka dalur me një njoftim të rëndësishëm sonte të publikuar para pak minutave.
Në njoftim thuhet se të gjithë studentët banues të konvikteve që agjerojnë, në bazë të rregulloreve të brendshme të Qendrës së Studentëve, nuk lejohet asnjë organizatë apo institucion jashtë Qendrës së Studentëve që të përgatis dhe servojë ushqime për studentë.
Duke pas parasysh ndjeshmërine e përgaditjes dhe servimit të ushqimit, si dhe duke marre për bazë kontrollimin dhe monitorimin që bëhet nga institucionet e specializuara (AVUK, IKSHPK, etj ) dhe rekomandimet qe i marrim nga keto institucione, përgjegjëse për përgaditjen dhe servimin e ushqimit per student është vetëm Mensa e Studenteve. Andaj në ditët vijuese menagjmenti i Qendrës së Studentëve do të ndërmarr hapa për të ofruar një zgjedhje për studentët agjerues në kohën e Syfyrit. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj