Telenews

Këta janë dy të rinjtë mitrovicas që humbën jetën në aksidentin fatal në Itali

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten e kanë humbur jetën dy të rinj nga Mitrovica.

Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur të premtën, rreth orës 15:40 në autostradën A4 në drejtim të Triestes.

Ata po udhëtonin me makinë, me gjasë drejt kufirit slloven, kur u përplasën me shpejtësi të lartë me një kamion që transportonte mallra të ndryshme.

Siç shkruan“Mitropol” viktima të këtij aksidenti ishin Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç.

Familjet e viktimave tashmë janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Itali për aksidentin fatal.

Të ngajshme

Komuna e Ferizajt gjobitet me 4 mijë euro nga Inspektorati i MMPH-së!

Yllka Gashi

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Yllka Gashi

Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kjo është agjenda e ditës së 9-të

Yllka Gashi