Telenews

ANESTEZIOLOGU KRASNIQI NDËRROI JETË GJATË KUJDESTARISË NË SPITALIN E VUSHTRRISË

Anesteziologu Muharrem Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë.
Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv, ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë, kanë treguar kolegë të tij.
Krasniqi ka qenë një nga anesteziologët që ka punuar vazhdimisht gjatë pandemisë me pacientë të sëmurë nga Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në Mjekimin Intensiv.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Lulzim Emini, si dhe drejtori i Klinikës së Anestezionit Gazmend Spahija.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po ashtu ka shprehur ngushëllime duke e çmuar punën dhe kontributin e të ndjerit. /GazetaShneta/

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj