Telenews

Flick jep lajmin e madh për Yamal para ndeshjes me Newcastle

flick-jep-lajmin-e-madh-per-yamal-para-ndeshjes-me-newcastle

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Lamine Yamal është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle United në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para sfidës, Flick hodhi poshtë çdo dyshim mbi gjendjen fizike të 18-vjeçarit, pas aktivizimit të kufizuar në ndeshjen ndaj Sevillas.

“Lamine Yamal është gati! Dje zhvilloi një seancë fantastike stërvitore. Ai është i aftë të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje”, ka thënën trajneri gjerman.

Flick theksoi gjithashtu rëndësinë dhe motivimin që sjell pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar atë si “kompeticionin më të mirë në botë”.

Yamal po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, duke regjistruar 20 gola dhe 15 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Newcastle përfundoi në barazim 1-1, ku Yamal ishte një nga protagonistët, duke shënuar dhe lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare në “Camp Nou”.

Të ngajshme

Këtë gol do e kishte lakmi edhe Roberto Carlos, futbollisti brazilian realizoi nga gjuajtja e lirë

Yllka Gashi

“Jo në mes, por në krye”: Messi vendos rekord historik në MLS –

KushtrimGuraj

Zabi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ukrainë

Yllka Gashi