Telenews

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Vranidoll, ku humbi jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësia e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin e cila e konfirmoi rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia.

Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Trump e kishte quajtur xhihadist, El-Sayedin kishte premtuar dhe e realizoi: Nga nëntori do të më quaj senator

Rrezarta Ramaj

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappes-ë në Ligën e Kampionëve

Rrezarta Ramaj

Kurti me agjendë të ngjeshur: Diskutim për shëndetin mendor dhe takim me ambasadorin e BE-së

Rrezarta Ramaj