Dominik Szoboszlai ka konfirmuar angazhimin e tij ndaj Liverpoolit, ndërsa klubi ka hyrë në bisedime për një kontratë të re.
Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin kapitenin hungarez me gjigantë evropianë si Real Madridi, mesfushori e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në Anfield, shkruan Index.hr.
Duke folur për Liverpool Echo, Szoboszlai foli hapur për të ardhmen dhe zhvillimin e tij personal.
“Më pëlqen të jem këtu. Familja ime është e lumtur, e dua klubin, i dua tifozët, më pëlqen të luaj për këtë klub dhe kaq”, tha ai.
Ai reflektoi gjithashtu se si atësia ia ka riformësuar mënyrën e të menduarit.
“Më ka ndryshuar shumë. E dini, më parë zemërohesha shumë pas ndeshjeve nëse gjërat nuk shkonin ashtu siç i kisha planifikuar. Por që kur ajo lindi, kam qenë i zemëruar për dy minuta dhe pastaj mendoj për të dhe e kuptoj se çfarë është më e rëndësishme në jetë”, shtoi hungarezi.

