Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutash, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në selinë e KFOR-it, Camp Film City, në Prishtinë.
Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş ka ofruar një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve kryesore për të ardhmen.
Ai gjithashtu ka theksuar kontributin afatgjatë të Shqipërisë në KFOR dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj.

