Telenews

Roma synon brazilianin Dodo, oferta joshëse për mbrojtësin e Fiorentinës

Dodo ishte në fushë mbrëmë ndaj Romës në Olimpico në humbjen e Fiorentinas 4-0, por paraqitja e tij vetëm sa ka shtuar zërat për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Mbrojtësi i djathtë i Fiorentinas, i konsideruar si një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A, është kthyer në objektiv konkret të klubit nga kryeqyteti.

Sipas raportimeve, Roma është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit, edhe pse ai ka kontratë me Fiorentina deri në vitin 2027.

Drejtuesit e Fiorentinës nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë një nga pikat më të forta të skuadrës, por oferta e romakëve dhe dëshira e mundshme e lojtarit për një hap të ri në karrierë mund të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme.Afati veror pritet të japë përgjigjen përfundimtare, por emri i Dodos tashmë është në krye të listës së përforcimeve të Romës.

Të ngajshme

Vinicius Junior hyn në elitën e Real Madridit me rekord golash dhe renditet krah legjendave

Valjeta Turkaj

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj