Telenews

Drita kampione e Kosovës

Drita e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës, duke festuar në Gjilan pas triumfit 2-0 ndaj Ballkanit.

“Intelektualët” me këtë fitore e siguruan edhe matematikisht titullin, në përballjen që ishte tepër dramatike nga fillimi.

Besnik Krasniqi ishte heroi i Dritës që shënoi një gol shumë të bukur pas 24 minutave lojë.

Drita në përgjithësi rezultoi të jetë më kërkuese pavarësisht që Ballkani zhvilloi disa aksione të bukura, të cilave gjithashtu iu mungoi konkretizimi.

 

Fitoren e Dritës e vulosi mbrojtësi Dante për të shënuar nga afërsia pas harkimit të Besnik Krasniqit (87′).

Me 66 pikë të mbledhura, Drita e siguron titullin e pestë në historinë e klubit, ndërsa i dyti radhazi nën drejtimin e Zekirija Ramadanit.

Kësisoj, Drita do ta përfaqësojë Kosovën sërish në kualifikimet për Ligën e Kampionëve që nisin në verë, derisa Ballkanit tani i mbetet të luftojë me Malishevën për pozitën e dytë.

Të ngajshme

Xheneta tregon sa para fiton nga reklamat që u bën bizneseve në rrjete sociale

Blearta

Blerta Deliu ka treguar se çka e ka shtyrë të mendojë ta lërë politikën

Blearta

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

Blearta