Telenews

Messi reagon pas titullit të Barcelonës: Kampion, forca Barcelona

messi-me-dy-asiste,-inter-miami-barazon-me-new-york-city

Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pas suksesit të ish-klubit të tij, FC Barcelona, i cili siguroi titullin e La Ligës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Skuadra katalunase u shpall kampione e Spanjës pas një ndeshjeje vendimtare në shtëpi, ku golat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres i siguruan tri pikët që vulosën matematikisht titullin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, urimet dhe mesazhet përgëzuese nisën të vinin nga figura të shumta të futbollit botëror, ndërsa Messi ishte ndër të parët që reagoi.

Sulmuesi argjentinas publikoi një mesazh të shkurtër, por emocional në Instagram, duke festuar suksesin e ish-ekipit të tij “Kampionë. Forca Barcelona”, shkroi ai.

y reagim u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ku tifozët e interpretuan si një dëshmi të vazhdueshme të lidhjes së fortë emocionale që Messi ruan me Barcelonën, pavarësisht largimit të tij nga klubi.

Ndërkohë, Messi po vazhdon karrierën te Inter Miami CF, ku po synon tituj në MLS, ndërsa pritet të jetë pjesë edhe e FIFA World Cup 2026 me Kombëtaren e Argjentinës.

Të ngajshme

A u rikthye në Francë? Tifozët e Real Madridit dyshojnë për Mbappen

Valjeta Turkaj

Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë

KushtrimGuraj

Drita kampione e Kosovës

Blearta