Ndërmarrja “Gjelbër” ka apeluar tek qytetarët që gjatë ditës së sotme të jenë më të kujdesshëm për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në vend.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin pranë pemëve, sidomos në parqe dhe hapësira të gjelbëruara, si dhe të kenë kujdes gjatë parkimit të automjeteve.
Sipas ndërmarrjes, ekipet janë angazhuar në terren dhe po përcjellin nga afër situatën, me qëllim të reagimit të shpejtë në rast nevoje dhe ruajtjes së sigurisë publike.
Nga “Gjelbër” kërkohet mirëkuptim dhe kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët.

