Mark Zuckerberg ka bërë publike disa detaje mbi inovacionin më të ri të gjigantit Meta.
Bëhet fjalë për syzet Meta Connect, që ka kohë që po punohëshin nga kompania, shkruan IndeksOnline.
Syzet pritet të çojnë në një tjetër nivel mënyrën e të komunikuarit.
Specifikat e tyre përfshijnë Wi-Fi më të mirë, përditësime nga AI, imazh më të pastër gjatë xhirimit.
Ato do të jenë në disponim për të interesuarit në ekspozitën e Meta-s më 23 dhe 24 shtator të këtij viti.

