Telenews

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar në emisionin ‘Sports Show’ ka komentuar karrierën e tij në klubin iranian Esteghlal.

Asani i cili ishte në Iran në kohën kur nisi konflikti me SHBA dhe Izraelin, tha se situata në fillim ishte shumë e rëndë, por që thotë se nga komunikimet që ka me bashkëlojtarët situata tashmë është qetësuar.

“Shpresoj që sa më shpejt të qetësohet situata atje dhe të kthehemi siç ka qenë më parë, të fillojmë ndeshjet, stërvitjet dhe të gjitha, por tani për momentin mendoj me sa kam folur me lojtarët atje është qetësuar pak situata, po presim a do kthehemi apo jo pasi klubi na ka thirrë që të kthehemi të gjithë në Iran për stërvitje, por sa shohim nëpër lajme, situatën atje është pak e vështirë për t’u kthyer pasi nuk ka as aeroplan për t’u kthyer”, tha Asani.

Të ngajshme

Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

KushtrimGuraj

Gjest prekës nga Elbasani, pensionohet numri i Fatjon Bunjakut

KushtrimGuraj

Skandal para Kupës së Botës 2026? Irani pretendon se i janë hequr biletat për tifozët

Rrezarta Ramaj