Telenews

Trump zotohet se SHBA-të do të tërheqin uraniumin nga Irani: Do ta marrim…

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua të enjten se vendi i tij do ta tërheqë nga Irani uraniumin e pasuruar pavarësisht komenteve nga Teherani se Republika Islamike nuk do ta dorëzojë këtë material.

“Do ta marrim. Nuk na nevojitet, nuk e dëshirojmë. Ndoshta do ta shkatërrojmë, pasi ta marrim, por nuk do t’i lëmë që ta kenë” – tha Trumpi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Besohet se Irani ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar, për të cilin Trumpi thotë se është varrosur nën dhe nga sulmet amerikane e izraelite para gati një viti.

Tërheqja e uraniumit është pjesë e objektivit kryesor të Trumpit në luftën e tij kundër Iranit – që Teherani të mos lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Megjithatë, dy burime të larta iraniane i thanë agjencisë “Reuters” se lideri suprem i Iranit ka lëshuar një direktivë në të cilën thuhet se uraniumi i pasuruar afër shkallës së armëve bërthamore nuk duhet të dërgohet jashtë vendit.

Të ngajshme

Trump zbulon se kur SHBA-të do të shpallin “fitoren totale” ndaj Iranit

Rrezarta Ramaj

Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku

KushtrimGuraj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj