Telenews

Rubio: Një ujdi ‘e fortë’ me Iranin mund të arrihet të hënën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thotë se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë “një gjë mjaft të fortë në tryezë” dhe një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve mund të arrihet të hënën.

“Jemi ende në proces pune”, tha Rubio gjatë një vizite në Indi, raporton BBC.

Ai foli pasi presidenti Donald Trump tha se i kishte udhëzuar negociatorët “të mos nxitoheshin për një marrëveshje”, pasi më parë kishte sugjeruar se një e tillë ishte afër.

Ujdia thuhet se përfshin një zgjatje të armëpushimit 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.

Të ngajshme

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Prizren –

KushtrimGuraj

Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: I qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira –

KushtrimGuraj

Tiketa e trafikut eskalon në përleshje me Policinë në Kaçanik – njëri dyshohet se goditi policin me grusht, tjetri i kërcënoi: “Do t’ju vras”

KushtrimGuraj