Telenews

Uran Ismaili me “letra çelë”: Abuzimi në shëndetësi ka shkuar deri te karrocat invalidore dhe barnat e kancerit

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në serinë e tij “Me letra çelë”, ka folur për, siç i ka quajtur ai, abuzimet milionëshe në Ministrinë e Shëndetësisë, tenderët e dyshimtë dhe favorizimin e kompanive të lidhura me pushtetin.

Ismaili tha se në shëndetësi po përdoren skema ku tenderët përgatiten paraprakisht për kompani të caktuara, kriteret ngushtohen për t’iu përshtatur atyre, ndërsa pajisjet blihen shumë më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.

Sipas tij, një karrocë elektrike e blerë nga prodhuesi për 726 euro i është shitur shtetit për 3 mijë euro, ndërkohë që pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë barnash, përfshirë edhe barna të kancerit që kushtojnë mijëra euro.

“Këta nuk zgjedhin mjete, mënyra e as fushë. Sa i lig duhet të jetë një pushtet kur abuzimi, vjedhja e keqpërdorimi ndodh në kurriz të pacientit”, ka thënë Ismaili.

Ai ka shtuar se më 7 qershor duhet të marrë fund kjo mendësi qeverisëse, duke thënë se PDK-ja dhe Bedri Hamza janë alternativa për ta ndalur krizën dhe për ta kthyer shëndetësinë në shërbim të pacientëve.

https://www.facebook.com/share/v/1FqUuuFuXE/

 

 

Të ngajshme

Lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve: Hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në

Rrezarta Ramaj

Hoxhaj bën homazhe për Mentor Krasniqin në Suharekë

Rrezarta Ramaj

Andi Ramaj dhe Ana Dërmaku emocionojnë me “Trojet Arbërore” në Festivalin Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026”

Rrezarta Ramaj