Telenews

Incidenti ku u përfshi komandanti Besart Ahmeti, Prokuroria nis hetimet ndaj tij dhe dy të tjerëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka filluar hetimin ndaj tre personave, përfshirë edhe komandatin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin, për incidentin në parkingun e Prishtina Mallit.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj Ahmetit është iniciuar rast për kanosje.

“Referuar kerkeses suaj, ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast ndaj tre (3) personave te dyshuar. Personi me inicialet B.A., dyshohet per kryerjen e vepres penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal te Republikes se Kosoves, personi me inicialet E.M., dyshohet per kryerjen se vepres penale “Keqtrajtimi gjate ushtrimit te detyres zyrtare”, ndersa personi me inicialet A.A., dyshohet per kryerjen e vepres penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-se. Lidhur me kete rast, Prokurori i Shtetit po ndermerre te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qellim te sqarimit te plote te rrethanave te rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Klankosova.tv.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj