Telenews

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” më 6 qershor për shkak të punimeve në ndriçimin publik

Prishtinë, 5 qershor 2026 – Kryeqyteti ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se të premten, më 6 qershor 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit zyrtar, mbyllja e rrugës bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik. Punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në Kryeqytet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren, me qëllim të evitimit të pengesave dhe garantimit të sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë realizimit të këtij projekti.

https://www.facebook.com/share/p/18Dw4A8pww/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

AAK-ja s’merr pjesë në seancën konstituive, Haradinaj: Mandatet e deputetëve janë djegur –

KushtrimGuraj

LDK-ja merr pjesë të mërkurën në seancën konstituive, Lushaku: Presidenti nuk u diskutua në mbledhje –

KushtrimGuraj