Telenews

Mbi 600 të burgosur votojnë në institucionet korrektuese në Kosovë

Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në institucionet korrektuese në të gjithë Kosovën, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke mundësuar ushtrimin e së drejtës së votës për personat e privuar nga liria.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), gjithsej 1,509 të burgosur kanë pasur të drejtë vote në këto zgjedhje, ndërsa 653 prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Zëdhënësi i ShKK-së, Florent Gashi, ka bërë të ditur se procesi i votimit në burgje është organizuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet zgjedhore, duke garantuar siguri dhe transparencë gjatë gjithë procesit.

Ai theksoi se janë ndërmarrë të gjitha masat organizative dhe të sigurisë në bashkëpunim me KQZ-në, për të mundësuar zhvillimin e qetë të votimit brenda institucioneve korrektuese.

“Procesi i votimit është zhvilluar pa incidente dhe pa pengesa, duke respektuar të drejtat ligjore të të burgosurve që kanë të drejtë vote”, deklaroi Gashi.

Autoritetet kanë bërë të ditur se procesi në këto institucione ka përfunduar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

Të ngajshme

Numërohen rreth 73% të votave, VV 43.09%, PDK 21.82%, LDK 17.98, AAK 7.63%

Rrezarta Ramaj

Numërohen mbi 40% e votave, kush po prin?

Rrezarta Ramaj

Limaj e kthen PDK-në parti fituese në Malishevë, ia bashkon me Drenasin dhe Skenderajn

Rrezarta Ramaj