Telenews

Zënka mes fëmijëve përfundon me një të vdekur në Gjakovë, policia jep detaje

Një person është therrur për vdekje në orët e mbrëmjes në Gjakovë.

IndeksOnline mëson se viktima është i moshës rreth 19 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje tragjike kishte nisur pas një zënke mes fëmijëve.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë Krasniqi.

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj