Telenews

KUVENDI VAZHDON SOT SEANCËN PLENARE

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare sot nga ora 10:00 dhe ajo veçse ka filluar.
Deputetët e Kuvendit pritet të mblidhen për të vazhduar seancën plenare e cila u ndërpre më 14 prill.
Ndër pikat e rendit të ditës, pritet që të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Rendi i ditës:
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të
ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
17. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./teve1.info/

Të ngajshme

“Qeveri, sa duhet të na kushtojë moszbatimi i një ligji që mbron jetën?”, pyet avokati Gashi

Rrezarta Ramaj

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj

Një person nga Shqipëria ndërron jetë në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj