Telenews

Arsene Wenger befason me parashikimin për Kupën e Botës

Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka parashikuar fituesin e këtij viti.

Sipas tij, kombëtarja e Francës, do të jetë fituese e Kampionatit Botëror, ku do të siguroj titullin e tretë.

“Unë i vendos ata mbi të tjerët. Franca ka shumë talent dhe Deschamps ka përvojë. Ne kemi kaq shumë lojtarë sulmues saqë rreziku është të jesh pak i pabalancuar në sulm. Por sot, lojtari modern, madje edhe një sulmues, di si ta bëjë pjesën e tij të punës mbrojtëse. Kur je 0-0 kundër Francës me 20 minuta për të përfunduar, e humb ndeshjen. Fuqia bën diferencën.”, tha Wenger.

76-vjeçari veçon se Kylian Mbappe do të jetë futbollisti që do ta bëj diferencën te kombëtarja e Francës.

“Jam i gatshëm të vë bast për këtë. Ai do të ketë një Kupë Bote fantastike. Ai është kritikuar shpesh padrejtësisht këtë sezon; ai është transferuar në një ekip mesatar të Real Madridit. Kylian ka freskinë fizike, nuk është i mbingarkuar me punë. Njerëzit kanë tendencë ta harrojnë talentin e tij të jashtëzakonshëm.”, ka thënë ish-trajneri i Arsenalit.

Të ngajshme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Yllka Gashi

​E mërkura e kobshme në Kosovë, tre të vdekur nga aksidentet në trafik, polici shpëton

Yllka Gashi

BE dhe NATO zotohen të shtojnë presionin ndaj Rusisë pas ‘përshkallëzimit të ri’ në Gjermani

Yllka Gashi