Telenews

Drita e mëson pas pak kundërshtarin për fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Drita, do të mësojë këtë pasdite rrugëtimin e saj në edicionin e ri të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve.

Shorti do të hidhet në orën 16:00, ndërsa skuadra gjilanase pret me interes të mësojë kundërshtarin e raundit të parë kualifikues.

Pak para hedhjes së shortit, UEFA ka publikuar ndarjen në minigrupe për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes së skuadrave.

Një nga detajet më interesante që bie në sy është mundësia e një përballjeje mes kampionëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Drita është pozicionuar në grupin e skuadrave favorite, ndërsa Egnatia e Rrogozhinës ndodhet në vazon e ekipeve jofavorite.

Kjo bën që dy kampionët shqiptarë të mund të vihen përballë njëri-tjetrit që në raundin e parë të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Përveç Egnatias, Drita mund të përballet edhe me kundërshtarë të tjerë nga vazoja e ekipeve jofavorite, teksa shorti pritet të përcaktojë rrugën e parë evropiane të bardhekaltërve.

Të ngajshme

LAJM I FUNDIT: Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë

Rrezarta Ramaj

Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Rrezarta Ramaj

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Rrezarta Ramaj