Telenews

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça Sh.A” janë suspenduar nga puna me vendim të menaxhmentit.

Në vendimin e siguruar nga Klan Kosova, thuhet se punëtorët në fjalë janë larguar nga puna përkohësisht duke filluar nga data 19.06.2026.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, për Klankosova.tv konfirmoi vendimin teksa tha se kjo çështje po diskutohet me menaxhmentin.

Jonuzi deklaroi se këta punëtorë pritet të kthehen shumë shpejt në vendin e tyre të punës për shkak se, sipas tij, ka pasur një “dallim” mes palëve.

“Janë larguar përkohësisht, por besoj që shumë shpejt do të kthehen në punë. Ka ndodhur një dallim mes tyre dhe menaxhmentit. Jemi në bisedime me menaxhmentin dhe besoj që shumë shpejt do të kthehen në vendin e tyre të punës”, tha ai.

Të ngajshme

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj

Kompania “Pastrimi” del me apel: Mos hidhni xhama në kontejnerë, lëndohen punëtorët

Rrezarta Ramaj