Telenews

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe ndaluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë.

Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës së rregullt ndërkombëtare, doganierët identifikuan një valixhe me barna dhe produkte farmaceutike që nuk ishin deklaruar dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas Doganës, janë evidentuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike, prej tyre 7,100 kapsula, ndërsa 68 produkte të tjera ishin në formë shurupesh, sprejsh dhe xheli.

Meqenëse asnjë nga pasagjerët nuk e pranoi pronësinë mbi bagazhin, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore.

Dogana rikujton se deklarimi i mallrave është detyrim ligjor dhe thekson se do të vazhdojë kontrollet për të parandaluar hyrjen në Kosovë të barnave të padeklaruara ose me origjinë të padokumentuar, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin publik.

Të ngajshme

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj

Kompania “Pastrimi” del me apel: Mos hidhni xhama në kontejnerë, lëndohen punëtorët

Rrezarta Ramaj