Telenews

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 vendparkime automjetesh për shmangie nga tatimi

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin e Punës dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar një aksion inspektimi në Gjakovë, me fokus parandalimin dhe hetimin e veprës penale “shmangie nga tatimi”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 29 vendparkime automjetesh.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje, për të cilat kanë ndërmarrë veprime institucionet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore në kuadër të hetimeve për veprën penale të shmangies nga tatimi.

“Gjakovë 16.07.2026 – 09:30. Njësitë policore në bashkëpunim me agjencionet e tjera: ATK-ja, Inspektorati i Punës, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë kryer një aksion inspektimi në 29 vendparkime automjetesh me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale ‘shmangie nga tatimi’. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligjzbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj