Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur oër herë të parë për mesazhin politik të cilin e shpalosën lojtarët e Argjentinës, pas fitores ndaj Anglis.
I pari i futbollit botëror tha se FIFA do të marr një vendim për këtë çeshtje, pas finales së Kupës së Botës,.
“Ne jemi në dijeni të mesazhit politik të shfaqur nga Argjentina. E dimë që kjo është kundër rregullave, por gjithashtu e kuptojmë se është një çështje e kombësisë së tyre dhe e respektojmë atë. Ne do të marrim një vendim pas finales.” deklaroi Infantino.
Kodi Disiplinor i FIFA-s ndalon rreptësisht çdo mesazh të natyrës politike apo ideologjike në stadiume, dhe Argjentina rrezikon një gjobë financiare, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në të kaluarën.

