Telenews

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.

Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendit hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës.

Deputetët e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej.

Para largimit të Ramës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin pasi ky i fundit bashkë me deputetin Klevis Balliu hodhën ujë në drejtim të kryeministrit.

Të ngajshme

Fjalosje mes katër personave në Prizren, njëri plagoset me armë zjarri

Blearta

Detaje të reja për vrasjen aksidentale që ndodhi në bjeshkët e Deçanit

Blearta

Peticioni me mbi 80 mijë nënshkrime për riluajtjen e finales së Botërorit

Blearta