Telenews

Plagosja në Vushtrri: Katër persona shoqërohen në polici, i dyshuari në kërkim

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Vushtrri.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Arbresh.info tha se katër persona janë shoqëruar në polici për intervistim.

Zahiti tha se i dyshuari është në kërkim policor.

“Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, tha Zahiti.

Të ngajshme

Fjalosje mes katër personave në Prizren, njëri plagoset me armë zjarri

Blearta

Detaje të reja për vrasjen aksidentale që ndodhi në bjeshkët e Deçanit

Blearta

Peticioni me mbi 80 mijë nënshkrime për riluajtjen e finales së Botërorit

Blearta