Telenews

Kamberi propozon rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Kamberi ka thënë se iniciativa bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon hapjen e një debati për përgjegjësinë e institucioneve serbe për krimet e luftës.

Sipas tij, deklaratat e fundit nga zyrtarë të pushtetit në Serbi, si dhe mungesa e reagimit institucional ndaj tyre, janë shqetësuese dhe ndikojnë në rritjen e tensioneve në rajon.

Duke folur për situatën politike në Serbi, Kamberi ka kritikuar procesin zgjedhor, duke deklaruar se zgjedhjet e reja nuk mund të sjellin ndryshim pa krijimin e kushteve të reja zgjedhore.

Ai ka vlerësuar se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë po përdoret si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe për të shtyrë zgjedhjet.

Kamberi ka përmendur edhe deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila kishte folur për “spastrimin etnik” të Kosovës në vitin 1998, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për deklarata të tilla.

Sipas tij, Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të hapë rrugë për një politikë të re që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe në procesin e integrimit evropian.

Të ngajshme

Sherri për parking në Lipjan eskalon me armë e shkop druri – babë e bir përfundojnë në ndalim

KushtrimGuraj

Ndalet nga Policia e Gjakovës në pikë kontrolli, 50-vjeçari përfundon nën hetim për armëmbajtje

KushtrimGuraj

Kurti pas takimit me ministrin francez Haddad: Pesë marrëveshje të reja forcojnë lidhjet Kosovë–Francë

KushtrimGuraj